Transmetuar më 18-06-2017, 20:27

Sërish dhunë ndaj eksponentëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këtë herë, pre ka rënë Blerim Çela, me profesion mësues. Ngjarja ndodhi në Fushë-Krujë, ku koordinatori i LSI-së është qëlluar me levë në kokë dhe trup, nga persona të paidentifikuar.

Ai u transportua për në spitalin e Traumës, ndërsa u vizitua edhe nga ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Ky i fundit i bëri thirrje Blerimit që të rrijë i qetë duke thënë se "nga Haki droga nuk mund të presim gjëra ta mira”

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, zv. ministrja e Arsimit, Nora Malaj tha se e kishte parë të gjithë ngjarjen, dhe deklaroi se pasi koordinatori i LSI-së, Blerimi u godit me levë, u kërcënua edhe me armë zjarri.

“Kanë goditur me levë dhe më pas i kanë drejtuar armën një qytetari, një mësuesi. Është i paprecedentë ky rast. Nuk mund të pretendojmë që këtë popull mund ta trembim. Askush nuk ka të drejtë të ta marrë jetën. Ju bëj thirrje që të heqin dorë nga kjo histori i trishtuar. Kjo nuk është Shqipëria që në duam”, tha Malaj.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili në Facebook ka shkruar:

Delinkuentet e Rilindjes së zhytyr në llumin e krimit dhe të dhunës do ta marrin ndëshkimin e merituar në 25 qershor.

Qytetarë, mos i kurseni!

Për fat të mirë, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd