Transmetuar më 18-06-2017, 19:44

Duket se thirrja e kryeministrit Edi Rama që pas orarit të punës, të gjithë policët të sulen në fushatë për të mbledhur sa më shumë vota për PS, ka gjetur zbatim jo vetëm te disa punonjës të thjeshtë policie, por edhe në funksionarë të rëndësishëm të saj.

Në zbatim të thirrjes së Kryeministrit Rama, sot në Vorë, shefi i SHKB (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm) në Ministrinë e Brendshme, Memo Çela, ka hequr kapelën e policit dhe ka vënë atë të Partisë Socialiste.

Blerim Çela, me arsim të lartë, mësues në profesion, siç shihni foto, ishte në mitingun që Edi Rama zhvilloi ditën e sotme në Vorë. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd