Transmetuar më 18-06-2017, 19:09

Lulzim Basha ka komentuar sot pasdite me banorë të Devollit, deklaratat e Edi Ramës nëpër mitingje, i cili akuzon e fajëson sistemin e këdo, dhe kërkon edhe më shumë pushtet, sikur të kishte mbërritur sot në Shqipëri për herë të parë.

Basha tha se: “po ta dëgjosh se cfarë thotë me akuzat që bën, i bie që as Edi Rama nuk e voton Edi Ramën”.

“Sepse përgjegjës për korrupsionin, për abuzimin me pushtetin, për mosmbajtjen e premtimeve, për varfërinë për gjendjen e rëndë të vendit, është një dhe vetëm një, Edi Rama, ai që qeverisi dhe kishte gjithcka nën kontrollin e tij në 4 vite”, u shpreh Basha.

Basha citoi shifrën tronditëse të Gallup që thotë se “56 % e shqiptarëve duan të ikin” dhe kjo sipas Bashës është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij./a.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd