
Lupçe dhe Katerina ende nuk u besohet që Big Brotheri po shkon drejt fundit, aq më tepër që ata të dy janë finalistë të tij. “Do të më marrë malli për Zotin”, i thotë Lupçe partneres së tij.
Më pas, që të dy bëjnë planet pas përfundimit të aventurës së tyre në izolim. Lupçe flet për intervistat dhe përballjen me banorët e tjerë në Post Big Brother, ndërsa Katerinën e ka marrë malli për fshatin. “Pse as javën tjetër nuk do të ikim dot në fshat ne?”, pyet ajo.
Por veç pretendimeve që ka për çmimin e madh, Lupçe ka edhe një ide tjetër, që e ndan me Danjelin dhe Fotininë.
“Unë do t’i them Arbanës që ta fitojë kush të dojë çmimin e madh, por unë nuk do të dal nga shtëpia edhe kur të mbarojë”, thotë ai.
Katerina mendon të pakëndueshmen. “Imagjinoni sikur të thotë Arbana që ka një surprizë për ne dhe të njoftojë se Big Brotheri do të zgjasë edhe një muaj tjetër”, thotë ajo. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





