



Lulzim Basha ka thyer sot një rekord në ecjen dhe takimet me njerëz në Tiranë. Basha e ka nisur ecjen herët në Kamëz në orën 9 të mëngjesit, pastaj ka vijuar në Laprakë, më tej në Paskuqan për ta mbyllur në njësinë 4, rreth orës 13.
Në rreth 3 orë ecje aktive, besohet se janë përshkuar rreth 15 kilometra, duke pasur parasysh edhe hapin e shpejtë të zotit Basha. Stafi që shoqëron z.Basha bën të ditur se të paktën 3 orë e 20 minuta kanë qenë lëvizja pa ndalim.
Ndalesat kanë qenë po ashtu të shpeshta, pasi gjatë këtyre ecjeve Basha ka përshëndetur, ka shtrënguar duart dhe u ka shpjeguar planin e tij ekonomik qindra personave sot. Basha u ka bërë të ditur njerëzve sot se plani i tij ekonomik do rrisë konsumin, do kthejë lekun në qarkullim.
Po ashtu, Basha u ka demonstruar tregtarëve të vegjël pullën fiskale që do të mbajë larg tatimorët abuzivë dhe hajdutët e tjerë të shtetit që vendosin gjoba. Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1.5 përqind të xhiros vjetore, dhe asnjë detyrim tjetër, asnjë tarifë tjetër. Basha do të vazhdojë edhe pasdite me ecjet dhe takimet me njerëzit në Pogradec dhe Devoll. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





