
Të lumtur finalistët bëhen bashkë dhe dalin në oborr ku bëjnë gëzuar dhe urojnë fitoren e më të mirit. Por deri tek fitorja ka ende kohë dhe Olsi ka një propozim, që merr miratimin e dy çifteve të tjera.
“Ta bëjmë një muhabet këtu që kush fiton 100 milionë t’i japë secilit 1 milionë”, propozon Olsi. Miratimin e parë e merr nga Danjeli, por me një ndryshim të vogël në shifra.
“Unë jam dakord, nga 500 mijë lekë për çift”, thotë ai. “Jo, jo. Nga 1 milionë për çift”, këmbëngul Olsi.
Pas kësaj të gjithë “lidhin besën”, por Lupçe është i paqartë. “1 milionë për person?”, pyet ai. “Jo, se ashtu i bie rëndë. 1 milionë për çift”, shton Olsi.
Ndëkohë Fiorentina ka një ndjesi të dyzuar mes emocioneve si finaliste e këtij edicionit të Big Brother dhe keqardhjes.
Ajo thotë se i vjen keq për daljen e çiftit Musa dhe Dona. “Po më vjen keq. Ai e dinte, sikur e ndjeu që do të dilte”, thotë ajo. “Çun inteligjent e kishte kuptuar”, thotë Olsi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





