Transmetuar më 18-06-2017, 11:32

Historia e dashurisë me Getoar Selimin e ka mbushur plot lumturi bukuroshen Marina Vjollca. Moderatorja dhe reperi i njohur, kanë nisur pushimet sëbashku.

Përmes fotografive të postuara nga vetë ata, çifti ka vendosur të bëjë disa pushime jashtë Shqipërisë.

Në fakt është bërë e zakonshme këto kohë që personazhet e njohur shqiptarë, por edhe të huaj, pa nisur ende mirë vera të fillojnë pushimet e tyre në vende të ndryshme të botës.

Bukuroshja e ekranit përmes disa postimeve në Instastory ka treguar se ndodhet në Miami të Floridas së bashku me partnerin e saj Getin. 

Dyshja simpatike që do të martohet këtë verë, me siguri po pushon disa ditë përpara dasmës. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd