Transmetuar më 18-06-2017, 08:52




Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili është bërë nënë para disa javësh, ku ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Uliks.
Adelinë poston rrallë foto apo statuse në rrjetet sociale, por e fundit është një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj Valin, ku i shkruan edhe një dedikim mjaft të bukur.
“Dashuria ime, jeta ime, heroi im, shqiponja ime, babai më i mirë, të dua Val”, shkruan Adelina bashkëngjitur fotos.
Me siguri lindja e djalit ia ka shtuar akoma edhe më shumë dashurinë çiftit të njohur. Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar jeton momentalisht në Zvicër. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





