Transmetuar më 17-06-2017, 23:19

Gjatë ditës së sotme, gjatë seancës së jashtëzakonshme ditën e sotme në parlament, u miratuan emrat e 27 anëtarëve për komisionet e Vettingut që do të bëjnë skanerin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Majlinda Bregu shprehet krenare që sipas saj “është përpjekur prej një viti çdo ditë pro reformes në drejtësi të cilen e kërkonin shqiptarët dhe u munduan ta bllokonin politikanët!”

Ajo shprehet e bindur se të fshehtat e atyre që u munduan ta shtynin këtë proces dhe e mbajtën peng kaq gjatë, sipas saj do të jenë shumë shpejt publike.

“Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e stërbetohej se nuk do të votohej "një projekt mafioz i ndërkombëtarëve që kërkonin t’ja linin drejtësinë Edi Ramës", shprehet Majlinda në një postim.

Postimi i plotë i Majlinda Bregut:

“Sot mori fund zvarritja per muaj e muaj te tere, e votes pro Vettingut.

Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e sterbetohej se nuk do te votohej "nje projekt mafioz i nderkombetareve qe kerkonin t’ja linin drejtesine Edi Rames".

Jam krenare qe kam punuar e jam perpjekur prej nje viti cdo dite pro reformes ne drejtesi te cilen e kerkonin shqiptaret dhe u munduan ta bllokonin politikanet!

Sigurisht qe nese nuk do te ishte mallkuar kaq shume vettingu, edhe kandidatet qe votuam sot do te kishin qene me te mire.

Me lejoni te falenderoj miqte e partneret e Shqiperise qe u perbalten dhe u fyen me lloj lloj epitetesh ne shqip e anglisht, vetem pse u bene bllok per te pastruar drejtesine ne Shqiperi.

Prej sot, jam e bindur se te fshehtat e atyre qe u munduan ta shtynin kete proces dhe e mbajten peng kaq gjate, do te jene shume shpejt publike.”-/a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd