


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë ecjes e takimeve me banorë të njësisë nr.8 në Tiranë, u ka shpjeguar qytetarëve planin ekonomik dhe u ka demonstruar pullën që do vendoset në njësitë tregtare, të biznesit të vogël, që do mbajë larg tatimoret pasi të shlyejnë detyrimin, 1.5% të xhiros.
Gjatë ecjes, Basha ka kaluar pranë banesës ku ka lindur në Tiranë. Ai ka kujtuar me banorët Xhirin, një grua e respektuar që nuk jeton më, e cila qëndronte në krye të rrugicës.
Komshiu ngjitur, me shtëpinë ku ka lindur Basha, Fatmiri, u ankua se nuk e lënë as të lyejë shtëpinë.
Qemal Luca, i tha Bashës që mezi po pret që djali i tyre të bëhet Kryeministër. Po ashtu banorët u ankuan për varfëri e lënie pas dore të lagjes.
Surprize ishte takimi me Nuzin, siç e quajnë dajën e Bashës, i cili ndodhej në një kafe me gruan e tij. Ata u përqafuan përzemërsisht. Banorët e njësisë nr.8 thonë se e shohin Bashën Kryeministër edhe si zgjidhje të halleve të lagjes së tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





