Transmetuar më 17-06-2017, 11:58

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë kufitare të Muriqanit, Shkodër.
Mbrëmjen e djeshme, në pikën e kalimit kufitar Muriqan u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Artur Brika, 35 vjeç, banues në fshatin Maminas, Durrës.
Gjykata e Torinos në Itali në dhjetor të vitit 2015, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”
Kapja dhe arrestimi i Brikës u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





