Transmetuar më 17-06-2017, 10:29

Një arkëtar i postës në Elbasan, është shpallur në kërkim pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një invalide.
N.P., 46 vjeç, banues në fshatin Muçan të Elbasanit, u shpall në kërkim këtë të premte.
Ai akuzohet se duke qenë me detyrë arkëtar i postës në fshatin Tregan nga janari deri në maj të këtij viti, dyshohet të ketë përfituar pensionin e invaliditetit të shtetases Sh.K., 59 vjeçe banuese në Elbasan.
Ndaj të dyshuarit vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. /a.y/noa.al
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





