Transmetuar më 17-06-2017, 10:09

Mister fati i një gruaje në Dibër e cila prej pesë ditësh rezulton e zhdukur. Të martën më 13 qershor, është paraqitur në polici dhe ka bërë kallëzim T.K., 35 vjeç, banues në Herbel-Maqellarë.

Ai ka deklaruar para uniformave blu se është larguar nga banesa motra F.(N).K., 36 vjeçe, e cila ishte e martuar dhe kishte shkuar për vizitë tek familja e prindërve.

Policia e Dibrës ka nisur kërkimet për gjetjen e saj, ku gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në ndihmë edhe polumbarët e Reneas duke kontrolluar në rezervuarin e Grezhdanit, vend ku dyshohet nga familjarët që mund të jetë mbytur.

Mësohet se 36- vjeçarja vuante nga depresioni dhe mjekohej për këtë. Nga kërkimet e deritanishme nuk është bërë e mundur gjetja e saj. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd