Transmetuar më 17-06-2017, 09:30

Një person është plagosur me thikë më Fier, mbrëmjen e djeshme. Nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim e F.Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Dermenas, Fier.

Ai akuzohet se rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Kastrioti” Fier, për motive të dobëta, ka goditur me thikë në krahë 23-vjeçarin A.H., banues në fshatin Drizë, Fier.

Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd