Transmetuar më 16-06-2017, 21:48

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili është mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e Arian Çanit në “Zonë e Lirë”, ka nisur direkt një sulm ndaj Edi Ramës dhe thirrjeve të tij të sotme në Berat, që policia të dalë e të mbledhë vota.

“Prej fillimit unë kam një koalicion, jo vetëm bashkimi i opozitës, por bashkimi i qytetarëve. Këtu e keqja e këtyre 4 viteve të fundit mban stampën e Ramës dhe Metës.

Republika e vjetër është në ditët e saj të fundit. Ja sot në Berat i ëri thirrje policëve që të mbledhin vota. Policia është e depolitizuar. Asnjë nuk mundet sepse automatikisht shkarkohet.

Me kriminalizimin e shtetit dhe përdorimin e policisë, tregon ku ka mbërritur. As Ramiz Aliaj nuk e ka bërë këtë, që të bëjë thirrje policisë dhe ushtrisë të mbledhë vota. Që në 1991 policia u depolitizua”, u shpreh Basha. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd