
Kryeministri Edi Rama ka nisur një takim elektoral pasditen e sotme me banorë të Lapardhasë në Berat ku ka kërkuar nga ata që në 25 qershor të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar Partinë Socialiste e cila ka vërtetuar se ka bërë shtet.
“Zgjedhja është shumë e qartë për 25 qershorin, që çdo shqiptar me viotën e tij të bëjë gjykimin për çdo skuadër, çfarë ka bërë, çfarë thotë dhe kush mund ta bëjë më mirë këtë Shqipëri. Të mos ndahemi në flamur partiak, por të bashkohemi në flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe ta çojmë Shqipërinë në Europë. Provat për këtë e ka dhënë Partia Social\iste e Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Më tej ai shtoi se “me modelin e ri ekonomik bazuar tek prodhimi vendas dhe punësimi real, në 44 muaj trefishuam rritjen ekonomike dhe shtuam 210 mijë vende të reja pune. Mbështetëm fort bujqësinë dhe morëm kthesën e fortë të kalimit nga bujqësia e mbijetesës në bujqësinë realisht të mbështetur për të rritur prodhimin, eksportin dhe punësimin në fshat; ulëm taksat për lëndët e para, zeruam TVSH-në për makineritë bujqësore, bëmë rimbursimin e TVSH-së për prodhimet e fermerëve, rritëm me 40% fondet dhe me 60% numrin e fermerëve përfituesve”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





