

Një shqiptar i akuzuar për vrasje me dashje është ekstraduar nga Interpol Tirana. Fatmir Hamiti është dënuar nga drejtësia shqiptare me 18 vite burg për akuzën e ngritur nga prokuroria. Ekstradimi i Hamitit është bërë ditën e djeshme pas ndalimit të tij në Milano të Italisë.
Dënimi për të është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Vlorë.
Po ashtu, Interpol Tirana ka ekstraduar edhe një shtetas tjetër nga Turqia. Azmi Cavush, është dënuar me 3 vite e 1 muaj burg për veprat penale të "Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit".
Në datë 04.05.2014, një shtetas turk ka tentuar të kalojë pikën e Kontrollit Kufitar në Aeroportin "Nënë Tereza" nëpërmjet një pasaporte bullgare e cila ka rezultuar e falsifikuar.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se dokumenti i falsifikuar i është siguruar nga shtetasi tjetër turk Azmi Cavush kundrejt shumës prej 1000 GBP i cili e ka shoqëruar edhe gjatë kalimit në aeroport.
Arrestimi i tij u bë i mundur në Rumani. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





