Transmetuar më 16-06-2017, 10:44

Një grua ka humbur jetën tragjikisht, e përplasur nga një makinë. Mëngjesin e sotëm
në aksin rrugor Përmet- Këlcyrë, Dhimitër Bakollari, 36 vjeç, banues në Përmet, me mjetin e tij furgon tip, me targa AA227HN, ka goditur një kalimtare.
E aksidentuara është A.J., 42 vjeçe, e cila gjatë transportimit për në spital gjeti vdekjen si pasojë e dëmtimeve të marra.
Ndërkohë Bakollari u shoqërua në ambientet e komisariatit Përmet, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al
Foto arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





