Transmetuar më 16-06-2017, 09:07

Bulevardi i Ri i Tiranës, do jetë një hapësirë që respekton ata që duan të lëvizin me makina, por në të njëjtën kohë edhe kalimtarët apo ata që lëvizin me biçikleta.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e Bulevardit të Ri, ndërsa ka zbuluar detaje, sikurse janë korsitë e biçikletave.

“Tiranës i shtohet një tjetër korsi biçikletash. Shihemi në datë 20 ora 20:00 te Bulevard i Ri”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës parashikon ndërtimin e 10 kilometrave korsi të dedikuara për lëvizjen e biçikletave, jo vetëm si një mënyrë për të reduktuar trafikun në rrugët e Tiranës, por edhe si një lëvizje që nxit jetën e shëndetshme.

Është vendosur një fond i posaçëm për këtë qëllim edhe në Buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe se rrugët e reja po ndërtohen duke pasur edhe një korsi të dedikuar për biçikletat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd