




Në mitingun elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, zëvendëskryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se LSI nuk është parti që nënshtrohet përpara asnjë zëri.
Ajo tha në takimin elektoral të mbrëmjes së sotme, se LSI do të dalë forcë e parë si e vetmja mënyrë që Shqipëria të bëhet vend europian.
“Kam vetëm një kërkesë për secilin prej jush, që nga dita e sotme të mos ndaloni asnjë moment, të punoni çdo ditë për të votuar LSI-në për të ardhmen e qindra mijëra të rinjve”, u shpreh Kryemadhi.
Sipas saj, sot Shqipëria ka një shans, dhe shansi është për të votuar numrin 1, si shansi për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





