Transmetuar më 15-06-2017, 16:09

Përplasen fuqishëm dy makina në Tiranë, duke bërë që njëra prej tyre të përmbyset. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 të ditës së sotme, në rrugën “Çamëria”, ku janë përplasur dy automjete.

Makinat e përfshira në përplasje janë automjeti tip ‘Ford’ me drejtues shtetasin S. M., dhe automjeti tip ‘Mercedes Benz’ me drejtues shtetasin S. P.

Fatmirësisht nga përplasja të cilën e shihni në videon më poshtë nuk të lënduar, pavarësisht përmbysjes së njërës makinë.

Efektivët e policisë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje dhe lirimin e trafikut. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd