Transmetuar më 15-06-2017, 11:28

Gjykata e Apelit e ka lënë në burg Arnisa Koplikun, administratore e një agjencie turistike, e cila akuzohet për mashtrim të klientëve të saj. Më herët ajo ka marrë dënim alternativ me 3 vite shërbim prove për mashtrim me pasoja të rënda për një shumë totale 4450 euro.

Bashkëshortja e ish-futbollistit të Tiranës, Indrit Fortuzi, në vitin 2015 ka pasur një agjenci turistike ndërsa shumë denoncime ishin bërë në emër të saj. Ajo u merrte paratë për bileta udhëtimi, dhe më pas i anulonte ato duke përvetësuar shumën e lekëve. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd