


Edhe pse me pushime, ish-banori i “Big Brother”, Damiano, vazhdon sulmet ndaj banorëve dhe kundër produksionit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Me sa duket, inati këtë herë e ka kapur me Elsamedin, i cili mesa duket është kënaqur me daljen e Damianos nga loja. Në një postim të tijin në Instagram, Damiano shprehet i revoltuar dhe i kujton Elsamedit se ka qenë pikërisht ai që e ka ndihmuar të jetë pjesë e kësaj loje.
Duke postuar një foto ku shfaqen të dy bashkë, Damiano shkruan: “Më vjen keq o plak se në këtë foto shkruan “miku im”. Dhe kurrsesi ti të paktën nuk duhet të gëzoje për daljen time. Ishe ti që në këtë kafe je lutur me orë të tëra që unë të flisja me produksionin që të futeshe. Dhe kam qenë unë që ta kam përkthyer mesazhin në italisht që i dërgove Alessias.
Dhe për hir të kësaj kafe, dhe ato ditë që dolëm, nuk duhet të gëzoje. U fute, nuk gjete kundërshar dhe u bëre kopja ime, o plak. Për hir të njohjeve tona duhet të ishe Elsamedi atje. Nejse, ikeeeee dhe ti o plak, u shite. Mos harro, unë t’i heq maskat jo vetëm ty, po çdo lloj banori atje. Ik lëpiju tani, që transmetojnë klipet e tua të dështuara, se vetëm këngëtar nuk je. Bëj reklamë porshit që të ka ble vëllai me syzet e mia. Dhe mos harro, bli ndonjë follow në Instagram.
Mos pretendo një krijimtari që ka lindur e vdekur. Se po të bëra unë diss, të shkarravis. Aq këngëtar je, sa dhe emrin ma ke bërë " Elssamed_bb9 ". Ahhhh dhe mbas asaj bisede ne inbox , pse block?”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





