
Tre persona në Kavajë ushtrojnë dhunë fizike mbi një aktivist të një force politike.
Mësohet se policia në Kavajë ka arrestuar gjatë ditës së sotme në flagrancë tre persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit që vijojnë më poshtë:
• Zaim Borakaj, 31 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë.
• Brikel Xhihani, 30 vjeç, banues në Kavajë.
• Aurel Xhani, 43 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:
• G. K., 37 vjeç, banues në Kavajë
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajës, është paraqitur shtetasi, A.T., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka kallzuar se gjatë ditës së sotme rreth orës 12:30, në Lagjen Nr 4, Kavajë është dhunuar edhe kanosur nga shtetasit e sipër përmendur me qëllimin që shtetasi A. T., të mos angazhohej në fushatën elektorale të një Subjekti Politik.
Nga kqyrja fizike që i është bërë shtetasit A.T, ka rezultuar se ka patur dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut të djathtë, por pa rrezikshmëri për jetën.
Materialet proceduriale do ti kalojmë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje"./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





