







Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali gjatë ditës së sotme.
Një 62 vjeçar shqiptar i identifikuar si Muhamed Vrapi, dyshohet se ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 52-vjeçare, Diana Vrapi Koni.
Mediat italiane shkruajnë se krimi në Busto Arsizio ka qenë i rëndë, pasi burri dyshohet se e ka qëlluar 15 herë me thikë bashkëshorten e tij.
Mësohet se 62-vjeçari nuk është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa është arrestuar në flagrancë pasi ka pranuar krimin.
Çifti shqiptar jetonte prej vitesh në shtetin fqinj dhe kishin tre fëmijë bashkë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që çuan në krim.
Policia po zhvillon hetime për të zbuluar shkaqet e krimit në familje./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





