Transmetuar më 14-06-2017, 19:18

Shoumeni i njohur i ekranit shqiptar Ardit Gjebrea, ka mbetur i surprizuar dhe tejet i emocionuar nga një letër që shkrimtari Dritëro Agolli e kishte lënë para se të largohej nga kjo jetë, disa muaj më parë.

Dritëroi ka lënë një dorëshkrim të cilin e bija e tij Elona, ia ka dërguar Arditit dhe që ka të bëjë me poezinë “Kur të jesh mërzitur shumë”.

Kjo poezi disa vite më parë është kompozuar dhe kënduar nga kantautori Ardit Gjebrea.

Arditi e ka ndarë këtë dorëshkrim në llogarinë e tij në Instagram.

“Elona Agolli më jep sot papritmas një emocion të madh. Ati i saj, Dritëro Agolli në dorëshkrim, shprehet për këngën "Kur të jesh mërzitur shumë", shkruan Arditi në postimin e tij.

Ky është dorëshkrimi:

“Vjersha “Kur të jesh mërzitur shumë” është shkruar më 1984 dhe është botuar më 1985 në librin tim me poezi “Udhëtoj i menduar”. Që pa u botuar muzikanti Ardit Gjebrea e kompozoi dhe ajo u bë e njohur shumë. U bë e njohur se ka në qendër të përmbajtjes së saj temën e jetës dhe vdekjes. Njeriu nuk vdes, po të ketë bërë gjera me vlerë kur ka qenë gjallë”./a.k/noa.al/