Transmetuar më 14-06-2017, 16:44

Lëvizja Socialiste për Integrim, do i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të bërë ankimim lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për anëtarin e tretë në Grupin e Numërimit të Votave.
LSI pretendon se i takon asaj, duke e cilësuar vendimin e KQZ të njëanshëm.
Ky ankimim vjen pasi në mbledhjen e sotmem KQZ vendosi me short që gjysmit e anëtarëve të tretë në grupet e numërimit të votave, të propozohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe gjysma tjetër nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
LSI shpreh bindjen se i takon anëtari i tretë dhe se nuk duhej hedhur me short me asnjë parti tjetër. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





