Transmetuar më 14-06-2017, 15:11

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, denoncon dhunimin e një anëtari të partisë së drejtuar prej tij.

Ai thotë se horra të Partisë Socialiste kanë goditur një anëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Zharrëz të Fierit.

“Autori i kësaj vepre kriminale është Agim Grembi. Policia e drogës nuk e ka arrestuar kriminelin”, deklaron Vasili në reagimin e parë pas ngjarjes.

Më tej thotë se Partia Socialiste duhet të dënojë aktin dhe të distancohet nga kriminelët.

Vasili akuzon se PS e Fierit ka përgjegjësi të rëndë për armiqësinë e krijuar, duke paralajmëruar se përgjigja e LSI do të jetë shumë e ashpër.

“Nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion”, deklaron ndër të tjera kryetari i LSI. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd