Transmetuar më 14-06-2017, 14:40

Një turist i huaj është aksidentuar në Llogara. Rreth orës 13:20 të ditës së sotme, një grup turistësh të huaj duke udhëtuar me biçikletë në zbritje të Llogarasë drejt fshatit Dukat, njëri prej tyre është rrëzuar dhe është dëmtuar në njërin krahë.
I dëmtuari është shtetasi gjerman U.Sh., rreth 71 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





