


Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë një nga çiftet më simpatike. Kjo më së shumti për faktin që ata kurrë nuk e kanë mohuar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, madje e kanë shprehur publikisht.
Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta pas këngës dedikuar bashkëshortit të saj, Ermal Hoxhës, tashmë ka bërë diçka tjetër për të.
Edhe pse tashmë janë larg njëri-tjetrit, pasi Ermali vuan dëninim në burg, Rezarta nuk resht së dashuruari atë. Ajo ka vendosur madje të bëjë një tatuazh dedikuar atij në trupin e saj.
Këngëtarja e ka publikuar këtë tatuazh në Instastory, ku shihet edhe dedikimi në anglisht për Ermalin. “Ermal, gjithmonë krah teje”, ka vendosur të shkruaj në krah Rezarta. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





