
Policia greke ka shkatërruar një rrjet ndëkombëtar të trafikut të drogës. Grupi ishte i përbërë nga shtetas shqiptarë dhe grekë, ndërsa në pranga përfunduan 25 persona, shkruan zogla.gr.
Gjatë operacionit janë sekuestruar skafe, automjete dhe sasi të mëdha droge, ndërsa është gjetur edhe një plantacion i mbjellë me kanabis në zonën e Spartës.
Personat e përfshirë sillnin sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria dhe e trafikonin në Greqi, por edhe jashtë vendit, ku e çonin me skafe.
Një prej të arrestuarve është pjesëtar i policisë greke, që shërbente në zonën e Pireut. Prangat i janë vënë edhe babait të tij.
Hetuesit kanë në duar përgjime telefonike të bisedave që polici i arrestuar kishte bërë me pjesëtarë të tjerë të rrjetit, ndërsa në të paktën një rast, ai vetë ka transportuar drogë me skaf.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





