Transmetuar më 14-06-2017, 12:12

Këngëtarja e mirënjohur Rozana Radi ka qenë mbrëmë e pranishme mes disa artistëve të tjerë të cilët janë dekoruar nga Presidenti Bujar Nishani me titullin “Mjeshtër i madh”.

Rozana ka postuar një video të këtij momenti emocionues në Instagram dhe sigurisht ka vendosur të rrëfejë disa fjalë zemre. Duke qenë se prindërit e Rozit janë ndarë nga jeta, gjithë atmosfera ka qenë edhe më emocionale për të, sepse sigurisht do të donte që prindërit e saj ta përjetonin këtë sukses të vajzës së tyre.

“Mbrëmë ne një nate tepër te rëndësishme për mua, Presidenti i Republikës Sh.T. Z. Bujar Nishani, me akordoi urdhrin “Mjeshtër e madhe”. Shume e nderuar me këtë vlerësim, i cili merr një tjetër dimension kur gjendesh mes kolosëve te artit dhe kulturës shqiptare. Faleminderit për vlerësimin z. President! Falënderimi është për Zotin dhe familjen time. Prindërit e mi te cilët me rriten me besimin e madh për artin dhe kulturën. “Bej punën qe dashuron dhe do të duket sikur nuk ke punuar asnjë ditë”.

Familjen time të dytë, Françeskun dhe Teftën të cilët ishin kritikët më të mirë të rrugëtimit tim artistik. Motrën time Andeta barometri i jetës sime. Njeriut që kam zgjedhur të jetoj pjesën tjetër të jetës i cili shpesh më thotë se në jetë nuk duhet të mundohesh të behësh njeri i suksesshëm por më mirë te bëhesh i vlefshëm. Bashkëpunëtorëve të mi të cilët janë më të mirët që kam njohur. Familjen e madhe te Ora News të cilët punojnë me një profesionalizëm e dashuri për të qenë të parët në lajmin e tyre. Shoqërisë sime te cilët kanë suportuar Rozin artiste, Rozin rebele, por më shumë Rozanën njerëzore.

Dhe në fund publikun tim që emocionohet bashkë me mua. Që përjeton çdo gëzim artistik timin. Ju përulem i dashur publik për gjithçka më keni dhënë në këto vite. Ju më keni drejtuar në zgjedhjet e mia më të pastra. Me shume respekt Rozana Radi”,  ka përfunduar këngëtarja në Instagram. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd