
Një person është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pas denoncimit të një vajze të re e cila e ka kallëzuar për shfrytëzim prostitucioni në Spanjë.
Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për kapjen e 35 vjeçarit me inicialet P.M., banues në Elbasan.
Shpallja në kërkim për të nisi, pasi gjatë ditës së djeshme në komisariatin e Fierit është paraqitur 21 vjeçarja E.F., e cila ka bërë kallëzim se P.M., nëpërmjet mashtrimit për martesë e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë një vjeçare nga muaji prill i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017.
Lidhur me rastin materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale "Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





