Transmetuar më 14-06-2017, 10:05

Edhe pse janë shtuar përpjekjet për parandalimin e kultivimit të kanabisit, madje duke e monitoruar edhe nga ajri, policia e ka të pamundur ta ndalojë këtë fenomen.

Një person është ndaluar dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë, me akuzën e posedimit të një parcele me kanabis. Policia e Tropojës asgjësoi dje 232 bimë narkotike, në vendin e quajtur “Sopot” në Tropojë.

Toka në të cilën ishte mbjellë droga i përket Besnik Kortoçit, 55 vjeç, banues në Bajram Curri. Ky i fundit është ndaluar nga blutë e qytetit verior. Toka përdorej nga një tjetër person, S.A, 63 vjeç, banues në Babinë të Tropojës, i cili do të hetohet në gjendje të lirë.

Çështja në fjalë do të shqyrtohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tropojë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd