
Një djalë i ri në Mat ka përfunduar në qelinë e paraburgimit, pasi i është sulur të atit duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij, teksa ky i fundit ishte duke punuar.
Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i Edmir H, 33 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e punës së të atit i riu e ka goditur me grushta dhe e ka kanosur me fjalë babain e tij, shtetasin V.H, 58 vjeç, duke bërë që ky i fundit ta denoncojë në polici.
Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë për motive të dobëta ku i riu ka humbur kontrollin dhe është lëshuar egërsisht ndaj babait.
Sipas dëshmisë të 58 vjeçarit, djali ishte natyrë problematike dhe kjo e kishte detyruar atë që të bënte edhe denoncimin ndaj të birit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale "Dhunë në familje"./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





