
Rreth 15 studentë të toksikuar janë paraqitur në pavionin e infektivit të Spitalit Nënë Tereza rreth orës 01:04 të mëngjesit të sotëm, për shkak të një helmimi që iu ka ndodhur gjatë një ekspedite jashtë Tiranës.
Sipas burimeve paraprake të policisë, mësohet se pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, studentët janë larguar për në banesë rreth orës 04:52.
Nuk dihen shumë detaje rreth helmimit të studentëve, por nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta persona janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës.
Lidhur me rastin materialet i kanë kaluar Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për hetime të mëtejshme. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





