
Aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:33, në autostradën Durrës – Tiranë, tek mbikalimi i "Kamzës", ku janë përplasur automjeti tip Ford, me drejtuese shtetsen B. Ll., 31 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetin tip Seat, me drejtues shtetasin I. Z., 25 vjeç.
Si pasojë e aksidentit mjeti tip Ford është përmbysur dhe nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesja e këtij mjeti si dhe pasagjerja që udhëtonte me të 22 vjeçarja Z.S.
Të plagosurat janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në S.Q.U., dhe fatmirësisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj përplasje. /b.l/noa.al/
Foto Arkiv
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





