




Një person i ndaluar dhe 25 kg lëndë narkotike e sekuestruar, është bilanci i një operacioni antidrogë të koduar “Koordinata”, i realizuar nga policia e Mallakastrës.
Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë 37 vjeçari Armand Pashaj, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.
Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 25 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





