Transmetuar më 14-06-2017, 08:30

Olsi mban dy jastëkë në duar dhe godet njëkohësisht Fiorentinën dhe Ambrën që janë shtrirë nëpër kolltukë.

“E vrave, o idiot”, i thotë Fiorentina. Olsi i kërkon ndjesë Ambrës. “Më fal, pa dashje e bëra”.

Pastaj djemtë do të organizojnë një lojë ku do të ndahen në skuadër. Olsi direkt zgjedh Ambrën. Fiorentina i ngul sytë Olsit që është ulur dhe po ha. “E di sa gabime bën t’i me mua”, i thotë ajo. “Po zë be kokën time”. Olsi bën fytyrë qesharake.

“E kam nominuar Ambrën pasi dua që të dalë. Ajo është shumë provokatore. Këtë ja kam thënë edhe në sy”, thotë Fiorentina teksa është bashkë me Lupçen dhe me Musën, por të dy ata e mbrojtë.

"Mua dhe Lupçen, ajo nuk na ka provokuar. Ajo është shumë inteligjente, i pret fjalët me thikë. Ajo nuk e vret mendjen nga fjalët e tua”, i thotë Musa.

“Nëse ti mendon se Ambra është më e fortë se Danjeli, atëherë ti luan pisët. Të gjithë votojnë gjërat interesante dhe dihet se i gjithë diskutimi është Fiorentina-Olsi-Ambra”, thotë Fiorentina. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd