Transmetuar më 13-06-2017, 20:45

Fliste për të shkuarën, ndërsa i jepte përgjigje edhe Lupçe, por më pas Danjeli përballet edhe me Musën.

“Unë e kam lojën të ndërtuar ndërsa e jotja ka marrë fund”, i thotë Musa. “Uluni të dy bashkë, t’ju kem përballë”, i thotë Danjeli Lupçes dhe Musës, të cilit me ironi i thotë edhe që e përgëzon për lojën e tij.

Lupçe ndërhyn dhe i thotë Danjelit se nuk ka fare stabilitet. “Ke ndryshuar shumë. Ti ndryshon edhe kur je çift imun”, i thotë Lupçe Danjelit, ndërsa vlerëson Olsin, duke i thënë atij se nuk ka ndryshuar fare.

E gjitha nisi si një rikujtim i debateve me banorët që tashmë kanë dalë jashtë shtëpisë, veçanërisht të Ervinit, por Lupçe dhe Danjeli sërish debatuan bashkë.

“Ti flet budallallëqe, për situata që si ke përjetuar fare”, i thotë Danjeli Lupçes, por ky i fundit vazhdon ta kritikojë Danjelin për debate që ai ka pasur me Ervinin, por dhe mbi lojën e tij në përgjithësi.

“Ti ke kaq javë, këtu çfarë personi je. Ik puthu tani. Ku i ke puthjet, ku e ke Fotininë. Ti je i humbur”, i thotë Lupçe.

Më pas, në debat përfshihet edhe Musa, të cilit Danjeli i kujton Damianon dhe “kontratën”, siç e quan ai, mes Musës dhe Damianon.

Por Musa i kundërpërgjigjet duke i kujtuar marrëdhënien e mirë që Danjeli ka pasur me Lupçen, ndërsa tashmë nuk ekziston më. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd