Transmetuar më 13-06-2017, 13:14

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e mbrojtjes për Arben Frrokun, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka dënuar me burgim të përjetshëm.
Vendimi është marrë në dhomë këshilli pa kaluar në seancë gjyqësore, dhkruan Ora News.
Arben Frroku kërkonte pafajësinë, duke u shprehur se është dënuar padrejtësisht për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj.
Frroku akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Arben Frroku u arrestua në Holandë dhe është në pritje të ekstradimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





