Transmetuar më 13-06-2017, 12:54

Lulzim Basha e kishte paralajmëruar më herët, ndërsa sot është nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Partisë Demokratike do të qëndrojë 24 orë në SHBA, ku pritet të ketë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë.

Pak ditë më parë, gjatë një takimi me fermerë të Korçës, Basha deklaroi se do të niset për në Shtetet e Bashkuara, ku një fermer i tha që në takimin me Donald Trump të shprehte edhe shqetësimet e tyre.

Nuk ka detaje për një takim mes tij dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd