Transmetuar më 13-06-2017, 10:47

Është zyrtare. Melania Trump më në fund është transferuar në Shtëpinë e Bardhë. Ishte vetë zonja e parë e Amerikës, e cila lajmëroi transferimin në llogarinë e saj në Twitter.

“E paduruar për të krijuar kujtime në shtëpinë tonë të re. Ditë zhvendosjeje”, shkruan Melania.

Që kur i shoqi u zgjodh Presidenti i SHBA, Melania preferoi të qëndrojë në Trump Tower në New York, duke shpjeguar se donte të priste përfundimin e vitit shkollor të të birit Barron, para se të transferohej në Shtëpinë e Bardhë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd