Transmetuar më 13-06-2017, 10:45

Policia ka marrë në mbrojtje familjen e Mikel Shallarit, i akuzuari kryesor për vrasjen e komisar Artan Cukut. Kjo masë e policisë vjen në një kohë kur Shallari ende nuk e ka pranuar autorësinë e krimit. Atij i është kërkuar bashkëpunim me autoritetet, por deri tani nuk është arritur një gjë e tillë.

Një ditë pas arrestimit të tij, i riu kishte kërkuar mbrojtje për familjen e tij, me pretendimin se mund t’u ndodhte diçka. Mikel Shallari u ndalua pak ditë më parë me akuzën se është ai vrasësi i Artan Cukut. Sipas Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, të gjitha provat e disponueshme e lidhin atë me krimin.

Gjatë hetimit u gjet një bluzë e hedhur në një kazan mbeturinash, ku nga analizat e ADN-së, rezultoi se i përkiste Mikel Shallarit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd