Transmetuar më 12-06-2017, 22:36

Një çift i sapomartuar janë bërë të njohur në të gjithë botën pasi video e tyre u publikua në internet.

Në videon që na vjen nga Kina shihet se si dhëndëri e nxjerr me dhunë nusen nga makina.

Dhëndëri i johur me mbiemrin Li, ka befasuar të pranishmit në Sichuan të Kinës, kur e ka nxjerrë nusen në mënyrë të dhunshme nga makina.

Mediat e huaja shkruajnë se ai është nervozuar pasi ka marrë vesh se ajo kishte shpenzuar afro 30 mijë euro për ceremoni, pa dijeninë e tij.

Disa media të tjera kanë shkruajtur se nusja ka fëmijë me një tjetër, ndërsa bashkëshorti saj i ri nuk e dinte që ekzistonin, prandaj veproi në këtë mënyrë.

Më poshtë keni videon ekësaj situate të pakëndshme.