Transmetuar më 12-06-2017, 18:00

Aksident me pasojë një të vdekur dhe 40 të plagosur është regjistruar pak ditë më parë në Aichi të Japonisë.

Një autoveturë ka humbur kontrollin dhe “fluturoi” mbi trafikndarësin, duke u përplasur më pas me një autobus që po lëvizte në krahun e kundërt të rrugës.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një kamera e vendosur në pjesën e përparme të autobusit. Fatkeqësisht nga ky aksident i tmerrshëm ka humbur jetën drejtuesi i autobusit, ndërsa mbetën të plagosur edhe 40 persona të tjerë. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd