
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral këtë pasdite me banorë në Reç të Malësisë së Madhe, këmbënguli edhe një herë se shteti është një tepsi për partitë në koalicion dhe se nuk e kuptonte se pse ata që ai i quan “aleatët” janë mërzitur me këtë. Rama tha se duhet t’i jepet fund kësaj historie 27 vjeçare.
“Beteja tjetër është administrata. Nuk i kuptoj pse janë mërzitur aleatët. Janë mërzitur në një fare feje që kanë dalë fare nga kontrolli. Si mundet ne të vazhdojmë kështu për 27 vjet. Me zgjedhjet ku shkojmë tek njerëzit që u themi na jepni votat se do të bëjmë këtë dhe pastaj koalicionet jo me programim. Ne vëmë tepsinë. Duam burgun. Du midhje, nuk du sardele. Du inspektorin e pyllit dhe bëhet jo ndarje e përgjegjësive të qeverisë por ndarja e tepsisë. Çfarë mund të quhet ndryshe përveç se të vësh shtetin në tepsi dhe ta ndash. E kuptoni të ndahet administrata me përqindje. Paraqiten edhe deputetë të opozitës që thonë na jepni dy drejtori te zona ime të japim votën. Administrata është e shtetit, partitë i shërbejnë programeve”, u shpreh Rama.
Më tej kryeministri sulmoi dhe programin e Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme duke thënë se “askush nuk e ha gënjeshtrën e Lulit se do të ushqejë fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e shkollave”.
“I keni dëgjuar partitë e tjera që thonë se do ulin taksat në maksimum dhe do shpenzimet do rritet shumë. Fëmijët do ua ushqejë Luli nga çerdhja deri në gjimnaz. Kur të mbarojnë gjimnazin do vinë në shtëpi dhe do ju thonë fëmijët se a ka ndonjë gjë për të ngrënë. A ka ndonjë person që e beson këtë gjë. Luli është artist përpara kamerave. Fikeni kamerën, duhet me e pa në sy fort që të mos e zërë gjumi. Është në botën e vet. Ta bën të zezën të bardhë, të bardhën të zezë. Thotë se do e çojë pensionin 250 mijë lekë. Sudja do ishte bërë flakë, duke dëgjuar një gjë të tillë, do të thotë që ta çosh borxhin 100% . Nuk ia vlen të merresh me premtimet e Lulit. Janë si ato premtimet që do rrezonte qeverinë, do më largonte mua, e ku ta di unë. Kur u takuam,nuk më linte që të ikja. Pas 3 javësh thotë se është Kryeministri i ekonomisë”, tha Rama.
Më tej, Rama ka folur edhe për reformën në drejtësi, duke thënë se porta e drejtësisë ka nisur që të hapet. “Sikur të vinte Luli me çetën e Republikës së Re, do e shikonin policin duke ngrënë fara kungulli. Portën e drejtësisë kemi filluar të hapet dhe kjo lidhet vetëm me Partinë Socialiste. Po të ishte për të tjerët, nuk do hapej kurrë. Aq shumë nuk e kanë dash, sa vetëm mos më bëni që të flas. Ishte këmbëngulja jonë, mbështetja popullore dhe ajo ndërkombëtare. Gjyqtarët si skutha, depozituan kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për vettingun, me pretendimin se po iu shkelën të drejtat që të kontrollohen nëse kanë apo jo lidhje me krimin. Këta janë më keq se banda kriminale”, shtoi Rama. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





