Transmetuar më 12-06-2017, 15:22

Dy djem të rinj kanë tentuar t’i japin fund jetës, njëri duke u vetëvarur dhe tjetri duke konsumuar medikamente.

Rasti i parë ka ndodhur ditën e djeshme në Krujë, në fshatin Hasan, ku 23 vjeçari i identifikuar me inicialet R.LL., nën kushtet e depresionit, ka tentuar të vetëvaret pranë një peme në afërsi të banesës së tij.

Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur pa ndjenja të riun dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në të njëjtat kushte edhe një tjetër i ri nga Korça 23 vjeç ka tentuar të vetëhelmohet. I.M., 23 vjeç, në banesë ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh, ndërsa ndodhet në spital për t’u kuruar dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve për të dyja rastet që kanë detyruar dy 23 vjeçarët të ndërmarrin këtë akt fatal për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Korçë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes”. /bl/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd