Transmetuar më 12-06-2017, 13:57

Një person në Durrës i ka dhënë fund jetës me fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në lagjen Nr. 15.

Në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë dhe vdiq në spital gjatë së dielës, 52- vjeçari H.M.

Kanë qenë familjarët ata që e gjetën të ndjerin në banesë në gjendje të rëndë, ku pavarësisht dërgimit në spital nuk i’a doli të mbijetojë.

Dyshohet se vetëflijimi është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për vlerësim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd