Transmetuar më 12-06-2017, 11:25

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto mes mbështetësve socialistë ku dominojnë ngjyrat kuqezi.
Ai fton qytetarët që në ditën e votimit të bëjnë zgjedhjen e duhur.
“25 qershori është një zgjedhje e qartë: Ose të ndarë nën hijet e flamujve të partive që pushtojnë zyrat e shtetit me çetat e tyre, ose të bashkuar për ta ngritur me fuqinë e aspiratës popullore, flamurin kuqezi të Shqipërisë që duam, në oborrin e Bashkimit Europian”, shkruan Rama në Facebook. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





